Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përjashtua nga seanca e ditës së sotme pasi, pasi u përfshi në debate me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Basha ka kërkuar fjalën në Kuvend, ndërkohë që Nikolla i ka kërkuar të lirojë foltoren sepse nuk mund t’ia jepte sërish fjalën.
Pasi kryedemokrati nuk po largohej nga foltorja, kryeparlamentarja vendosi që ta përjashtojë nga seanca e sotme plenare, për zaptim foltoreje.
“Lironi foltoren se do iu përjashtoj nga seanca. Lironi foltoren nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk po i përmbaheni procedurës, kam të gjithë të drejtën t’ju heq fjalën. Zoti Basha mos pengoni rendin e ditës. Ju lutem, mos zaptoni foltoren. Jo, do të vijojmë me rendin e ditës. Nuk do bëjmë lojëra fjalësh këtu. Ua dhash 3 herë fjalën për procedurë. Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim foltoreje. Jeni i përjashtuar, për një ditë e ka drejtuesi i seancës. Do thellohet dënimi, rregullorja është e qartë. 5 minuta pushim me kërkesë të kryetarit të Grupit”, ka thënë Nikolla.
E në një deklarim për mediat, Basha ka thënë se është e qartë që në seancën e sotme po bëhet pazari për interesa të ngushta të deputetëve.
“Është e qartë që e sotmja është konkludimi i një pazari në dobi të interesave private të një grupi njerëzish përkundër interesave të shqiptarëve”, ka thënë Basha.
Kutjojmë se, pas 5 muajhsh kaos, Kuvendi i Shqiprisë i është rithyer normalitet, pas një pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit në tryezën e Konferencës së Kryetarëve, shkruajnë mediat në Shqipëri, shkruan TV Dukagjini.
Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës, për ngritjen e 2 komisioneve hetimore.