Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore, përcjellë InLajmi.
Çeku gjithashtu shtoi se Nga rreziku për shkatërrim këto monumente po shndërrohen në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm
Ai shpërndau disa pamjet nga objektet që po restaurohen, e që njëra nga to është edhe qendra hebraike, Hani i familjes Zajmi e shtëpia “Kirajtani”.
Postimi i plotë i tij:
Me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore. Nga rreziku për shkatërrim këto monumente po shndërrohen në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm./InLajmi/