• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Sulmi në Banjskë, Qalaj: Nëse hetohet akti terrorist, nuk duhet kohë e gjatë që të identifikohen personat

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
15 March 2024
në Kosovë
0 0
0
Sulmi në Banjskë, Qalaj: Nëse hetohet akti terrorist, nuk duhet kohë e gjatë që të identifikohen personat
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se hetimi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit mund të zgjasë me vite të tëra.

Duke e mbështetur këtë deklaratë të tij, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se hetimet janë në duar të institucioneve të Kosovë dhe afatet varen nga to.

E adresimet e tilla, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, aktualisht deputet i PDK-së, Rashit Qalaj i vlerëson të pavend.

Ai në një prononcim për Front Online tha se institucionet e drejtësisë në Kosovë do t’i konkretizojnë hetimet me një aktakuzë ndaj personave që janë të përfshirë në aktin terrorist.

“Unë i kam dëgjuar deklaratat edhe të z.Stano edhe përfaqësuesi të BE-së në Kosovë i cili thotë se hetimi për ngjarjen e Banjskës mund të vazhdojë me vite, mendoj që është një deklaratë e pavend. Për shkak që fillimisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit janë duke i kryer hetimet dhe ato do të konkretizohen me një aktakuzë për personat që kanë qenë të involvuar në aktin terrorist”, u shpreh ai.

Ish-drejtori i Policisë për sulmin në Bansjkë: Hetimet ndërkombëtare janë më të komplikuara, por nuk janë disavjeçare

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një prononcim tha se hetimet për rastin e Banjskës nuk mund të zgjasin shumë edhe nëse janë ndërkombëtare.

Ai thotë se nuk nevojitet ndonjë kohë e gjatë për t’i identifikuar personat për sulmin në Bansjkë.

“Nuk është e definuar me kohë se sa mund të zgjasë një hetim, mirëpo prapë them që nëse hetohet vetëm akti terrorist atëherë nuk duhet ndonjë kohë e gjatë që të identifikohen, të kompletohet rasti i hetimit edhe pse nëse ka hetim ndërkombëtarë atëherë pjesë e këtij hetimi duhet të jenë edhe burimet e financimit, burimet e mbështetjes, e kështu me radhë, dhe mendoj që është pak më komplikuar, mirëpo nuk mendoj që bëhet fjalë për hetime disavjeçare”, tha ai.

Ish zv/ministri i Brendshëm për Banjskën: E habitshme, informatat që i kanë ndërkombëtarët janë të mjaftueshme për t’i vendosur masa Serbisë

Mosvendosjen e masave kundër Serbisë lidhur me Banjskën, Bashkimi Evropian po e arsyeton duke thënë që janë në pritje që të shohin një raport përfundimtar për hetimet nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Kjo, për ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha është e habitshme.

“Përveç publikimit dhe argumentimit publik të fakteve që e shfaqin qartë organizimin dhe sulmin terrorist kundër rendit kushtetues nga ana e strukturave paramilitare serbe që si pasojë pati edhe vrasjen e një zyrtari policor të Republikës së Kosovës, madje edhe vet Radoiçiq përmes avokatëve të tij e pranoi një organizim të tillë. Mosndëshkueshmëria e Serbisë, përkatësisht mosvendosja e masave nga ana e BE-së lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit, nga ana e strukturave paramilitare, i cili si i tillë u cilësua edhe me deklaratën e lëshuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së menjëherë pas sulmit, është e habitshme”, u shpreh ai.

Hoxha ka thënë se faktet e bëra publike për sulmin terrorist që mund t’i kenë ndërkombëtarët, janë të mjaftueshme për t’i vendosur masa Serbisë.

E nëse s’ndodh kjo, Hoxha thotë se mundësia është që të përsëritet sulmi.

“Besojë që të gjitha faktet e bëra publike, pa i llogaritur edhe informatat inteligjente që potencialisht mund ti kenë partnerët ndërkombëtar, janë të mjaftueshme për vendosjen e masave ndaj Serbisë, nëse jo për tjetër, atëherë si preventive për mundësinë e përsëritjes së sulmeve të tilla terroriste”, u shpreh Hoxha.

Hoxha: Të gjeturat e hetimit për Banjskën do ta bëjnë të paalternativë vendosjen e masave ndaj organizatorit

Mospërfundimi i hetimeve nga Prokuroria Speciale për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Valdet Hoxha thotë po bëhet me qëllim që të argumentohet saktë.

Sipas ish zv/ministrit të Brendshëm, për këtë nevojitet edhe ndihma juridike ndërkombëtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast dhe është brenda afatit siç përcaktohet me Kodin e Procedurës Penale, por mospërfundimi i tyre deri më tani dhe marrja e një epilogu final të hetimit, besoj po bëhet me qëllim të argumentimit të plotë dhe të saktë të krejt ngjarjes që kërkon hapa të kujdesshëm procedural por po besojë që është e nevojshme edhe ndihma juridike ndërkombëtare si në favor të vërtetimit të fakteve ashtu edhe në validimin e suksesit hetimor”, ka thënë ai.

Ai shprehet i bindur se me hetimet e gjetura për sulmin terrorist, do të vendosen masa ndëshkuese organizatorit, mbështetësit dhe financuesit të sulmit terrorist në Banjskë.

“Megjithatë, tashmë janë bërë disa muaj nga sulmi në Banjskë dhe duke e ditur faktin se Prokuroria Speciale e Kosovës ka potencial të mjaftueshëm për ta bërë një hetim të tillë dhe duke llogaritur ndjeshmërinë dhe rëndësinë që ka përfundimi i këtij hetimi, do duhej që tashmë hetimi të ishte në fazën finale dhe shumë shpejt të merr epilog. Jam i bindur që të gjeturat e hetimit do ta bëjnë të paalternativë vendosjen e masave ndaj organizatorit, mbështetësit dhe financuesit të sulmit terrorist në Banjskë”, u shpreh ai.

Tags: Rashit QalajSulmi në BanjskëValdet Hoxha
Postimi i mëparshëm

Skena e famshme e teknos së Berlinit përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Postimi tjetër

149 vite nga lindja e Faik Konicës

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
149 vite nga lindja e Faik Konicës

149 vite nga lindja e Faik Konicës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu