Faik bej Konica ka lindur në Konicë, më 15 mars 1875, ndërsa ka vdekur në Uashington, më 15 dhjetor 1942, ka qenë figurë qëndrore e lëvizjes kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, drejtues i Vatrës dhe diplomat shqiptar, shkruan InLajmi.
Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkohshmja e tij Albania ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për trembëdhjetë vjet. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare.
Është po ashtu autor i 2 romaneve të shkruar në gjuhën frënge me nofkën Jean de Croia sq. Gjoni i Krujës, Le mariage de Leila suivi de Sotiri et Mitka Martesa e Lejlës pasuar nga Sotiri dhe Mitka botuar më 1911 në Paris. /InLajmi/