Dukagjin Gorani, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7 për vizitën e emisarit amerikan Gabriel Escobar në Kosovë.
Sipas këndvështrimit të Goranit, fakti që Escobar u takua me opozitën para se të takohet me Kurtin tregon se Departamenti i Shtetit ka një mesazh për Kurtin
E ky mesazh sipas asaj që e sheh Gorani “është mesazh poshtërues”.
“Nesër e ka lënë me e taku shefin e Qeverisë, që besa edhe shefin e shtetit, dmth pak para se me pas aeroplanin e ka takimin me kryeministrit e vendit. Ky është mesazh për mua, si e kisha interpretu është mesazh poshtërues”, ka thënë Gorani.
Para pak kohe ka përfunduar takimi i Escobarit me liderët e opozitës