• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti: 43 vite nga fillimi i demonstratave të vitit 1981

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
11 March 2024
në KRYESORE
0 0
0
Kurti: 43 vite nga fillimi i demonstratave të vitit 1981
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka kujtuar fillimin e demostratave të vitit 1981, përcjell InLajmi.

Kurti tha se këto ditë bëhen 43 vite prej demonstratave të vitit 1981, të cilat filluan më 11 mars të atij viti. Pas një revolte spontane për kushte më të mira në mensën e studentëve të Universitetit të Prishtinës më 4 mars, një javë më pas, u organizua demonstrata e parë masive e një serie të tillash, që në histori kanë hyrë si “Demonstratat e ’81-shit”.

Kryeministri tha se demostratat e vitit 1981 ishin revoltë gjithëpopullore ndaj një periudhe të gjatë ku shqiptarët në Jugosllavi ishin të nënpërfaqësuar, të diskriminuar, të shtypur, të eksploatuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore dhe politike.

Ai tha se pas demostratës së 11 marsit, u demonstrua edhe më 26 mars, më 1 dhe 2 prill 1981, si dhe në tubime e aktivitete të tjera, të gjitha këto u shtypën egërsisht nga policia dhe aparati shtetëror i dhunës, pasuar nga përndjekje, gjyqe politike, burgosje, tortura dhe vrasje.

Tutje tha se demonstratat e vitit 1981, e nxorrën parullën popullore “Kosova Republikë”, që për vite do të vazhdonte të shkruhej edhe si shkurtesë “KR”, nëpër mure e rrugë.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

43 vite nga fillimi i demonstratave të vitit 1981

Këto ditë bëhen 43 vite prej demonstratave të vitit 1981, të cilat filluan më 11 mars të atij viti. Pas një revolte spontane për kushte më të mira në mensën e studentëve të Universitetit të Prishtinës më 4 mars, një javë më pas, u organizua demonstrata e parë masive e një serie të tillash, që në histori kanë hyrë si “Demonstratat e ’81-shit”. Sikur revolta e 4 marsit ashtu edhe demonstrata e 11 marsit, u shtypën me dhunë nga policia e Jugosllavisë ku po rritej dominimi i Serbisë.

Nga ky reagim u ngjiz një lëvizje e tërë e aktivizmit politik, që duke artikuluar politikisht pakënaqësinë e shqiptarëve të Kosovës ndaj pabarazisë në qasje të shtetit federativ të Jugosllavisë, brenda një muaji, nxori në rrugë për të demonstruar qindra mijëra njerëz të një popullsie të Kosovës asokohe diç më shumë se një milion e gjysmë. Demonstratat e vitit 1981 ishin revoltë gjithëpopullore ndaj një periudhe të gjatë ku shqiptarët në Jugosllavi ishin të nënpërfaqësuar, të diskriminuar, të shtypur, të eksploatuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore dhe politike. Kështu, Kosova ishte lënë si zona më e pazhvilluar dhe më e prapambetur në Jugosllavi, porsi një koloni.

Pas demonstratës së 11 marsit, u demonstrua edhe më 26 mars, më 1 dhe 2 prill 1981, si dhe në tubime e aktivitete të tjera. Të gjitha këto u shtypën egërsisht nga policia dhe aparati shtetëror i dhunës, pasuar nga përndjekje, gjyqe politike, burgosje, tortura dhe vrasje. Rreth 1/3 e popullsisë së Kosovës u përfshi nëpër procedura ndalimi policor apo gjyqësor dhe marrje në pyetje përgjatë viteve në vijim, teksa mbi 3.000 të burgosur i kaluan mbi 25.000 vite në burgje. Kështu më 1986, Kosova ishte vendi me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë. Menjëherë pas demonstratave të nisura si studentore më 1981 e të shndërruara në popullore, Universitetit të Prishtinës iu ndërrua emri dhe u quajt Universiteti i Kosovës në Prishtinë, deri më 1983 kur iu rikthye emri “Universiteti i Prishtinës”.

Demonstratat e vitit 1981, e nxorrën parullën popullore “Kosova Republikë”, që për vite do të vazhdonte të shkruhej edhe si shkurtesë “KR”, nëpër mure e rrugë. Ajo prodhoi një gjeneratë të re të aktivistëve politikë që vetvetiu do ta merrte emrin “Brezi ‘81”. I asaj kohe, është edhe ky punim i Hydajet Hysenit, njërit prej organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, i titulluar “Bisha unitariste”, e i cili reflektonte dorën e zgjatur të Moskës mbi zhvillimet në Jugosllavi vëreni kthetrat mbi Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Vojvodinë. Shumë nga aktivistët dhe të burgosurit e demonstratave të vitit 1981, do të angazhoheshin edhe në lëvizjen për çlirimin e Kosovës në dekadën pasuese, që kulmoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999.

Në kujtim të të gjithë të vrarëve nga policia gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981, si dhe në shenjë mirënjohje për përpjekjet e atij brezi për lirinë e Kosovës! /InLajmi/

Tags: 1981Albin KurtiDemostratat
Postimi i mëparshëm

Klubi basketbollistik Prishtina ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin kroat

Postimi tjetër

Çfarë ndodhë nëse hedh një monedhë në shatërvanin e Trevit, kush i merr paratë?

Të ngjajshme Postime

Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump
KRYESORE

Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump

23 September 2025
Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me d’rogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt
KRYESORE

Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me d’rogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt

23 September 2025
Trumpi para OKB-së: U dhashë fund 7 luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
KRYESORE

Trumpi para OKB-së: U dhashë fund 7 luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre

23 September 2025
Duncan tregon se çfarë ndodhi gjatë 13 orëve negociata: Pala kosovare tha se duhej të negocionte Thaçi dhe jo Çeku
KRYESORE

Duncan tregon se çfarë ndodhi gjatë 13 orëve negociata: Pala kosovare tha se duhej të negocionte Thaçi dhe jo Çeku

23 September 2025
Ish-këshilltari i Clarkut pyetet edhe për Ahmet Isufin: Nuk më kujtohet gjë
KRYESORE

Ish-këshilltari i Clarkut pyetet edhe për Ahmet Isufin: Nuk më kujtohet gjë

23 September 2025
Guerot: Kushtetuesja është institucion i respektueshëm jashtë Kosovës, respektojeni edhe ju këtu
KRYESORE

Guerot: Kushtetuesja është institucion i respektueshëm jashtë Kosovës, respektojeni edhe ju këtu

23 September 2025
Postimi tjetër
Çfarë ndodhë nëse hedh një monedhë në shatërvanin e Trevit, kush i merr paratë?

Çfarë ndodhë nëse hedh një monedhë në shatërvanin e Trevit, kush i merr paratë?

Lajmet e fundit

Edicioni i 9-të i Festivalit të Kafesë dhe Çajit vjen në Prishtinë

Edicioni i 9-të i Festivalit të Kafesë dhe Çajit vjen në Prishtinë

23 September 2025
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump

Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump

23 September 2025
Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

23 September 2025
Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

23 September 2025
Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

23 September 2025
Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu