5 emigrantë u mbytën në përpjekje për të mbërritur në Europë me varkë, sipas një njoftimi të Gardës Kombëtare Tuniziane.
Viktimat u gjetën në brigjet e Zarzis, në Tunizinë juglindore, ku autoritetet shpëtuan 24 persona.
Sipas informacioneve të Gardës Kombëtare, varka në të cilën ndodheshin emigrantët e paligjshëm lundroi nga brigjet e një “vendi fqinj”, që zakonisht i referohet Libisë.Tunizia është, së bashku me Libinë, një pikë kyçe nisjeje për mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe konflikti në pjesë të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Europë, transmeton Abc.News.al.
Sipas Organizatës Botërore për Migracionin, më shumë se 2,270 njerëz vdiqën në vitin 2023 në Mesdheun qendror duke u përpjekur të arrinin në Europë në mënyrë të parregullt, që është 60% më shumë se një vit më parë.