Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka uruar 7 marsin mësimdhënësve, përcjell InLajmi.
Rama shprehu mirënjohje dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjes dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë. /InLajmi/