Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospunë dhe papërgjegjësi. Ai ka bërë thirrje për moskrijimin e pushtetit paralel dhe ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospunë dhe papërgjegjësi, duke theksuar se “lehtë është të vish në pushtet e të mos bësh asgjë”.
Dreshaj ka thënë se kur je në pushtet duhet të ballafaqohesh me përgjegjësi, shkruan Dukagjini.
“Lehtë është të vish në pushtet e të mos bësh asgjë. Kur merrni mandat me qeverisë një shtet aty ka vendime të mira dhe të këqija. Aty duhet të ballafaqoheni me përgjegjësi. Unë mendoj që kjo qeveri ka përgjegjësi në raport me miqtë tanë, në raport me qytetarët, në raport me shtetin e Kosovës, që t’i përmbushë obligimet që i dalin brenda segmentit të Kushtetueses”, ka thënë Dreshaj.