Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, përcjellë InLajmi.
Abdixhiku tha se e djathta evropiane do të garojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian si favorit.
Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit, shtoi Abdixhiku.
Ai tha se e ardhmja e Kosovës është Europa dhe se LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë.
Postimi i plotë i tij:
I nderuar të mbajë fjalë rasti në sesionin hapës të Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP), formacionit më të madh politik Evropian .
Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit!
E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian.
LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen!
E ardhmja është e ndritshme!/InLajmi/