Të Hënën rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë 2 lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë, përcjellë InLajmi.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Sipas njoftimit të Policisë deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar./InLajmi/