Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare me Sllovakinë fqinje të dielën.
Varshava i pati kthyer kontrollet e tilla qysh prej tetorit të vitit të kaluar, me qëllim të kontrollimit të migrimit të paligjshëm.
Pezullimi i kontrolleve ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.
Ministria e Brendshme në Varshavë e ka arsyetuar këtë hap me “stabilizim të migrimit përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike”.
Megjithatë, situata do të vazhdojë të monitorohet, çka nënkupton se kontrollet mund të rikthehen mes këtyre 2 vendeve të BE-së, nëse është e nevojshme.
Polonia dhe Sllovakia janë anëtare të Zonës Schengen, që mundëson lëvizje të lirë, prandaj nuk ekzistojnë kontrolle të rregullta kufitare, shkruan REL.
Mirëpo, prej fundit të vitit të kaluar, vendet e bllokut evropian i kanë rikthyer me raste këto kontrollet.