Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thekson se fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit.
Ajo ka shprehur mbështetjen e pa rezervë të Kosovës ndaj Ukrainës përballë këtij agresioni rus.
Postimi i plotë saj:
Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës!
Është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit!
Është fitore e lirisë!
Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore./InLajmi/