Tiramisuja është nga ato ëmbëlsira e cila shijohet në çdo kohë të vitit.
Është e lehtë e freskët për verën dhe plot shije e aromë për ta shijuar gjatë dimrit.
Nëse e keni provuar të paktën një herë këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme me siguri preferoni ta shijoni sa herë që ju jepet mundësia.
Ndiqni më poshtë mënyrën e së të përgatitjes së tij fare lehtë.
Përbërësit
- 500 ml qumësht i ftohtë
- 400 gr krem pastiçerie
- 360 ml krem qumështi
- 230 gr maskaropne
- 125 gr sheqer
- 60 biskota
- 3 filxhanë kafe
- kakao per spërkatjen
- copa çokollate
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, lyeni me pak gjalpë ose vaj një tavë të thellë pjekje rrethore me madhësi 20 cm.
Ndërkohë në një enë të thellë me anë të një mikseri, përzieni qumështin bashkë me kremin e pastiçerisë.
Përziejini mirë derisa të formohet një masë e hollë kremoze.
Në një tjetër enë serish përzieni, kremin e qumështit derisa të trashet plotësisht e më pas shtoni kremin e pasticërisë që përgatitët në enën tjetër.
Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë kompakte, e në fund duke përzier shtoni maskarponen, bashkë me sheqerin.