Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh anëtarë i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka thënë se rregullorja e BQK-së, për dinarin serb, e shton sundimin e ligjit në veri.
Sipas tij kjo rregullore është ligjërisht e implementueshme.
“Është një nga vendimet që e ka një lloj mekanizmi shtesë të sigurisë për të vazhduar sundimin e ligjit sidomos në veri. Rregullorja nuk nxjerrë diçka të re që nuk është ligjërisht e implementueshme”, tha ai.
I pyetur se a ka pasur koordinim Qeveria me aleatët ndërkombëtarë, Hyseni tha se nuk është i informuar saktë për këtë çështje.
Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që përmes dinarit t’i kontrollojnë serbët lokalë të Kosovës, shkruan Dukagjini.
“Vendimi për dinarin nuk paraqet risi. Janë folur rreth 800 milionë euro në Kosovës, që kanë qenë mjet i kontrollit dhe i pushtetit të Beogradit brenda Kosovës. Qëllimi final i ndalimit të dinarit duhet të jetë ky”, tha ai.