Apple po heq dorë nga përpjekjet e saj të fshehta dhe afatgjatë për të prodhuar një veturë autonome elektrike, kanë njoftuar drejtuesit e kësaj kompanie amerikane në një takim të shkurtër që patën me ekipin e këtij departamenti gjatë të martës.
Siç raporton TechCrunch, kompania me gjasë do të shkurtojë edhe qindra vende pune nga ky departament, dhe e gjithë puna në këtë projekt është ndalur.
Apple po heq dorë nga përpjekjet e saj të fshehta dhe afatgjatë për të prodhuar një veturë autonome elektrike, kanë njoftuar drejtuesit e kësaj kompanie amerikane në një takim të shkurtër që patën me ekipin e këtij departamenti gjatë të martës.
Hyrja e Apple në sektorin e automobilizmit u pa gjithashtu si një ndihmë e mundshme për ‘linjën’ e saj përfundimtare, duke i dhënë asaj një burim të ri të ardhurash për të ndihmuar në forcimin e shitjeve të stagnuara të harduerit, dhe kërcënimeve nga rregullatorët ndaj biznesit.
Apple fillimisht nisi punën në projektin e saj të veturave të njohur si Project Titan në vitin 2014. Në momente të caktuara, kishte rreth 5 mijë punëtorë të përkushtuar nga kësaj përpjekje për të sjellë diçka të re.
Por Apple “sorollatej” në mënyrë të përsëritur gjatë dekadës së fundmit, duke u luhatur midis një theksi në bërjen e një konkurrenti të veturave elektrike siç është Tesla dhe një veture plotësisht autonome të ngjashme me atë që Waymo ka krijuar, shkruan Telegrafi.
Shefi operativ i Apple, Jeff Williams dhe nënkryetari përgjegjës për Titan, Kevin Lynch, e njoftuan ekipin me lajmin të martën në një takim të shkurtër që zgjati rreth 12 minuta.