Skuadra e Bayernit pas vendimit për shkarkimin e trajnerit, Thomas Tuchel ka menduar tashmë për trajnerin e ri që do ta udhëheqë skuadrën.
Klubi i Bayernit thuhet se ka përgatitur pagën për trajnerin e Leverkusenit, Xabi Alonson.
Alonso po kalon kohë të mirë te skuadra e Leverkusenit, ku në 23 ndeshje nuk ka asnjë humbje dhe ndodhet në vendin e parë në Bundesligë me 61 pikë të grumbulluara shkruan Sinjali.
Sipas ‘’Mirror’’, Bayerni do të ofrojë 20 milionë funte në vit për trajnerin e pamposhtur.