Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se deri sot 20 mjekë kanë tërhekur liçencën në mënyrë që të punësohen jashtë.
Dreshaj në një prononcim thotë se ikja e profesionistëve po vazhdon, shkruan GazetaBlic.
“Ekzodi i rinisë dhe profesionistëve mjekësorë po vazhdon. Deri sot 20 mjekë kanë tërhekur licencën për t’u punësuar jashtë”, tha Dreshaj.Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, konsideron se mjekët në Kosovë kanë rrogë dinjitoze dhe ndër më të lartën në Ballkan, si shkak i rritjes së vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave”