Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Kembesorise në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan InLajmi.
Ai ka treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, ne mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.
Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazen ushtarake “Fort Moore” në Geogria, të SHBA-së, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë.
Njoftimi i plotë:
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA
OF1 Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.
Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazen ushtarake “Fort Moore” në Geogria, të SHBA-së, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë.
Gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim, qitje, përgaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udheheqja e togut në misione ushtarake.
Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s, me qëllim ndërveprueshmërin me partnerët./InLajmi/