Një anije hapësinore private amerikane hyri në orbitë përreth Hënës. Pritet që kontrollorët ta ulin lartësinë e orbitës ku lëviz mjeti, nga 92 kilometra në 10 kilometra, përpara se të tentojnë një ulje pranë polit jugor të Hënës.
Një ulje e suksesshme do të rikthente praninë amerikane në Hënë për herë të parë që nga 1972.
I nisur javën e kaluar, mjeti hapësinor, kaloi në anën e errët të Hënës, ku nuk pati asnjë kontakt me Tokën. Kompania konfirmoi se mjeti hapësinor, i quajtur Odiseus ndërkohë që lëvizte përreth Hënës, zhvilloheshin eksperimentet e porositura nga NASA dhe klientë të tjerë, shkruan Alsat.m.
Mjeti është pjesë e një programi të NASA-s për të filluar aktivitetet e para ekonomike në Hënë. NASA ka paguar 118 milionë dollarë për këto eksperimente hënore.