Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 35 vjetorin e grevës së minatorëve tha se rrënjët e shtetndërtimit burojnë nga greva e minatorëve të “Trepçës” të cilë me guximin e tyre politik dridhën gjithë ish-Jugosllavinë, raporton InLajmi.
Kryeministri theksoi gjithashtu se përmes grevës e cila zgjati 8 ditë, minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.
“Po takohemi sot në ditën e minatorit në ditën e lavdishme në vendin tonë. 20 shkurti i vitit 99’ ishte ditë e madhe e asaj pranvere. Menjëherë pas ditës së pavarësisë, ne nderojmë rrënjët e shtetit tonë. Minatorët porositën qartë se populli jonë nuk heq dorë për të vendosur për veten. Më 20 shkurt të vitit 1999, minatorët u ngujuan për heqjen e autonomisë. Fjala ‘Trepçë’ mori një kuptim të fuqishëm dhe politik, dhe kjo vazhdoi në ditën e fundit. Kështu një komuniteti minatorësh u kthye në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë”, tha Kurti.
Ai tregoi edhe për investime që është duke i bërë Qeveria në “Trepçë”, të cilën e quajti “pasuri tonën”.
“Në gjendje jo të mirë shëndetësore qëndruan mbyllur nëntokë. Minatorët tanë nuk u dorëzuan para të keqes me vendosmërinë e tyre. U përkulemi në nderim përjetë e mot. Në minierë puna jonë është e rëndë por misioni është i mundshëm. Trepçën sot e mbajmë si pasuri tonën duke i qeverisur mirë dhe duke ua rritur vlerën. Suksesi ynë është i mundshëm bashkë si Qeveri dhe me përkushtimin tuaj”, tha Kurti.