Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj, shkruan InLajmi.
Kamberi tha se nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente.

Ai tha se bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive.

Postimi i plotë i tij:
I kënaqur të mirëpres në vizitën e tij të parë që pas akreditimit, bashkë me bashkëpunëtorë të mi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bardhyl Canaj!

Nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente!
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh.
Pasivizimi i adresave ishte një tjetër temë e takimit.
Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!
Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!/InLajmi/