• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

54 vjetori i UP-së, Kurti: Institucioni shkollor më i rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
15 February 2024
në KRYESORE
0 0
0
54 vjetori i UP-së, Kurti: Institucioni shkollor më i rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, me rastin e 54 vjetorit të Universitetit të Prishtinës tha se është institucioni shkollor më i rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, përcjell InLajmi.

Kurti tha se në këtë universitet janë shkolluar dhe formuar elitat intelektuale, kulturore dhe politike të shoqërisë tonë, që u kanë prirë proceseve për progres shoqëror, për rezistencë dhe çlirim si dhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Kreu i shtetit tha se UP i themeluar fillimisht mbi 3 fakultete, ndër vite shkoi duke u rritur dhe zgjeruar derisa tani ka 14 fakultete, me dhjetëra departamente dhe dhjetëra programe bachelor, master dhe të studimeve doktorale.

Tutje shtoi se mijëra studentë kanë studiuar dhe janë diplomuar në Universitetin e Prishtinës, teksa i kanë inicuar dhe prirë shumë proceseve shoqërore dhe politike.

Kurti uroi ditëlindjen e 54-të e Universitetit të Prishtinës, studentëve të tij, stafit akademik dhe administrativ, si dhe të gjithë shoqërisë.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Në 54 vjetorin e Universitetit të Prishtinës

Sot është ditëlindja e Universitetit të Prishtinës! Sivjet, Universiteti i Prishtinës është bërë 54 vjeçar. Ai është institucioni shkollor më i rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, ku janë shkolluar dhe formuar elitat intelektuale, kulturore dhe politike të shoqërisë tonë, që u kanë prirë proceseve për progres shoqëror, për rezistencë dhe çlirim si dhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Në Kosovë, universiteti u kërkua politikisht në demonstratat e vitit 1968, ku një nga parullat kryesore ishte “Dum Universitet”. Më 18 nëntor 1969, Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin mbi Themelimin e Universitetit në Prishtinë. Më 13 shkurt të vitit 1970, i zhvilloi punimet Kuvendi i Parë i Universitetit të Prishtinës, ku u ngritën strukturat drejtuese të tij: u zgjodh Pleqësia me 29 anëtarë, u zgjodh rektor Profesor Dervish Rozhaja, si dhe u zgjodhën prorektorë Minir Dushi dhe Bozhidar Jovanoviq. Dy ditë më pas, më 15 shkurt 1970, në një mbledhje solemne u themelua Universiteti i Prishtinës, duke e hapur një epokë të re për jetën universitare, shkencore dhe shoqërore në Kosovë.

I themeluar fillimisht mbi 3 fakultete, ndër vite Universiteti i Prishtinës shkoi duke u rritur dhe zgjeruar derisa tani ka 14 fakultete, me dhjetëra departamente dhe dhjetëra programe bachelor, master dhe të studimeve doktorale. Mijëra studentë kanë studiuar dhe janë diplomuar në Universitetin e Prishtinës, teksa i kanë inicuar dhe prirë shumë proceseve shoqërore dhe politike. Studentët e UP-së ishin zgjues të vetëdijes politike në protestat e vitit 1981, sikur edhe në protestat e viteve 1989 e 1990 dhe në lëvizjen studentore të viteve 1997 dhe 1998; studentët e UP-së ishin ideatorët e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në vitet 1990-’91; studentë të UP-së u bënë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; studentë të UP-së ishin firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2008; studentë të UP-së kanë shtruar dhe ndjekur rrugë akademike dhe shkencore të suksesshme në fusha të ndryshme në Kosovë dhe nëpër botë.

E mbarë qoftë rruga dhe udhëtimi i Universitetit të Prishtinës edhe në dekadën e 6-të të tij: me lexime dhe studime; me ligjërata dhe provime; me hulumtime dhe botime; për shkencë dhe dije; për art dhe kulturë; për edukim dhe arsim; për universalen dhe publiken; për shoqërinë dhe shtetin; për progresin dhe mirëqenien; për historinë dhe të ardhmen!

Urime ditëlindja e 54-të e Universitetit të Prishtinës, studentëve të tij, stafit akademik dhe administrativ, si dhe të gjithë shoqërisë sonë! /InLajmi/

May be an image of 5 people and text

Tags: Albin KurtiInstitucionUP
Postimi i mëparshëm

Vizita e Blinken, Abdixhiku: Shqipëria po na ikë me hapa të mëdhenj

Postimi tjetër

Haziri-Qeverisë: S'keni mandat, e mos u mashtroni me do përmendore private në oborre

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Haziri-Qeverisë: S’keni mandat, e mos u mashtroni me do përmendore private në oborre

Haziri-Qeverisë: S'keni mandat, e mos u mashtroni me do përmendore private në oborre

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu