Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, përmendi takimin e sekretarit amerikan Antony Blinken në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se vite më parë, një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë. Kosova, si destinacion ishte e natyrshme.
Shtoi se këtë të enjte në të njëjtën orë e në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej popullizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike. Për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi.
Kreu i LDK-së u shpreh i lumtur për ecjen e Shqipërisë, duke thënë se po na ikin me hapa të mëdhenj, po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë.
Tutje tha se nuk pret që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës.
Ai tha se tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht.
Postimi i plotë i tij:
Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë. Aty flet për numrin rekord të turistëve, për këngët e Duas, punën e Mira Muratit në ChatGPT, kualifikimin e Shqipërisë në Evropian e për partneritetin e jashtëzakonshëm në mes të 2 shteteve mike.
Vite më parë, një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë. Kosova, si destinacion ishte e natyrshme.
Sot, në të njëjtën orë e në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej popullizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike. Për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi.
Jam i lumtur për ecjen e Shqipërisë. Në ekonomi, kulturë, turizëm, sport e diplomaci. Po na ikin me hapa të mëdhenj. Po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë!
Por Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e 3 vjet.
Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtruar dorën e lidhjes tashmë! /InLajmi/