Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e themelimit të Universiteti të Prishtinës thekson se fitoret e një kombi shtetformues lidhen me momente të krijimit të tempujve të dijes, përcjell InLajmi.
Haradinajduke kujtuar mbledhjen solemne të Kuvendit Themelues të Universitetit të Prishtinës, 15 shkurtin 1970, njëherësh Ditën e Universitetit, tha se këto data janë të vërteta dhe janë vepra kolosale, arritje që i paraprinë 17 shkurtit, 2008.
Kreu i AAK-së shprehet se themelimi i Universitetit të Prishtinëes është vulosje e orientimit perëndimor të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kur jemi tek datat historike, fitoret e një kombi shtetformues lidhen me momente të krijimit të tempujve të dijes. E tillë është mbledhja solemne e Kuvendit Themelues të Universitetit të Prishtinës, të 15 shkurtit 1970, njëherësh Dita e Universitetit. Këto janë data të vërteta, këto janë vepra kolosale, këto janë arritje që i paraprinë 17 shkurtit, 2008.
Themelimi i Universitetit të Prishtinëes është vulosje e orientimit perëndimor të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Urime Universitetit, lavdi kontributit të mijëra e mijëra profesorëve për sakrificën. Urime udhëheqësve që dolën nga ky tempull i dijes!/InLajmi/