Një femër është gjetur pa shenja jete në Drenas, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se vdekjen e e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore.
“Gllogoc. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”. /InLajmi/