Atletja shqiptare, Luiza Gega, e ka dominuar Kampionatin Ballkanik në atletike në Sallat e mbyllura.
Gega i fitoi 2 të arta në disciplinat 1.500 dhe 3.000 metra.
Kështu ajo u shpall kampione e Ballkanik në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë, shkruan KlanKosova.
35 vjeçarja ka arritur një rekord tjetër duke u stolisur me hiç më pak se 10 medalje të arta në Kampionatet e Sallave të mbyllura.