Vijojnë masat ndëshkuese ndaj deputetëve të opozitës. Pas përjashtimit të 4 deputetëve demokratë nga komisionet dhe seanca plenare, sot u përjashtua me 40 ditë Edi Paloka, ndërsa Petrit Doda me 20 ditë.
Kjo masë vjen pasi një ditë më parë Paloka dogji rregulloren e Kuvendit në sallën e parlamentit.
2 ditë më parë, pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës përjashtoi nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare 4 deputetët demokratë; Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, shkruan A2CNN.
Ndërkohë që për Bardhin përjashtimi është për 10 ditë, 3 të tjerët janë përjashtuar për 20 ditë nga seanca dhe komisionet.