• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Gjakovë, mbahet takim për edukimin letrar si paraprijës i krijimit të shkrimtarëve të rinj

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
1 February 2024
në Libri
0 0
0
Gjakovë, mbahet takim për edukimin letrar si paraprijës i krijimit të shkrimtarëve të rinj
0
SHPERNDARJE
126
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Në kuadër të projektit “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”, në Gjakovë, Pen Qendra e Kosovës dhe Biblioteka “Ibrahim Rugova” organizuan takim me student, lexues dhe krijues të rinj nga ky qytet.

Në këtë aktivitet me fjalët e tyre kontribuan nga Pen Qendra shkrimtarët dhe profesorët Ibrahim Berisha e Sali Bashota të cilët edhe moderuan takimin, si dhe shkrimtari Muharrem Kurti, kryetar i Klubti letrar “Gjon Nikollë Kazazi”nga Gjakova, i cili me këtë rast ftoi krijuesit e rinj të lexojnë dhe të shkruajnë sa ma shumë që një ditë të bëhen edhe ata anëtarë të klubit në fjalë. Ndërsa më pas me pyetje të shumta drejtuar folësve u inkuadruan edhe shumë veta nga publiku si studentë, shkrimtar të rinj, lexues të bibliotekës në Gjakovë, e së bashku me ta ishin të pranishëm edhe profesor e shkrimtarë të tjerë.

Në program të këtij takimi ishin 2 tema. Për temën e parë, “Si shkruhet proza ”, para shumë të pranishmëve foli shkrimtari Binak Kelmendi. Kurse për temën e 2-të, “Botimi dhe promovimi i librit” foli poeti Engjëll I.Berisha.

Fillimisht shkrimtari e profesori universitar Ibrahim Berisha para të pranishmëve tha se Pen Qendra e Kosovës synon të ndikojë në ngritjen e ndjeshmërisë dhe frymëzimin e gjeneratave të reja për të stimuluar krijimtarinë letrare, për të ndërgjegjësuar mbi rolin dhe rëndësinë që ka libri e për kulturën e leximit në përgjithësi. “Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, me karakter edukativ letrar që ka të bëj me procesin krijues. Projekti synon të nxjerr talent të rinj, të cilët pritet të ndikojnë në të ardhmen e letërsisë dhe të krijimtarisë letrare duke e zhvilluar si aktivitet në qendrat më të mëdha të Kosovës. “Libri dhe edukimi në gjuhën shqipe kaloi nëpër procese ndëshkuese deri vitet 1940, kur në Kosovë u krijua një hapësirë e re shoqërore dhe kulturore. Shtëpia Botuese “Mustafa Bakija” në Prishtinë, e themeluar në vitin 1950 ishte e para që ofroi libra shqip të botuara në Kosovë, kryesisht të përkthyera. E vërteta, është se fati i librit ishte edhe fati i pozicionit politik të shqiptarëve”, tha profesor Berisha.

Kurse profesori e poeti Sali Bashota duke marrë fjalën mes tjerash potencoi : “Kam kënaqësinë që së bashku me miqtë e mi jemi sot këtu në Gjakovën identitare të letërsisë, të poezisë e prozës, nga ku kanë lindur shkrimtar të shumtë të njohur brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë. Bashota, përmendi disa nga avantazhet e këtij projekti, me synimin për të motivuar brezat e rinj që të merren me krijimtarinë letrare, duke u mbështetur edhe në përvojën e shkrimtarëve të njohur që kanë sjellë vlera të rëndësishme në letërsinë shqipe. “Përvoja e shkrimtarëve dhe mbështetja e talenteve të reja janë shumë të rëndësishme për të arritur qëllimin e këtij projekti edhe në fushën e botimeve. Qëllimi i këtij projekti është nxitja për të lexuar dhe shkruar, mbështetja për të botuar dhe zbulimi. e talenteve të reja”, theksoi Bashota.

Folësi i parë, shkrimtari i njohur Binak Kelmendi, duke elaboruar temën “Si shkruhet proza”, foli për përvojën e tij rreth shkrimit të romaneve dhe tregimeve, duke u ndalur në veprat e tij të njohura si “Guri i vashës”, “Portat e Pejës”, “Vezë e vdekur”, “Rruga 66”etj, vepra këto të njohura tashmë dhe të shpërblyer me çmime të ndryshme letrare. Ai duke evokuar kujtime nga fëmijëria, ku për herë të parë e kishte kuptuar rolin e shkrimtarit, theksoi se “Çdo shkrim është zbulim e pastaj është një luftë e krijuesit me personazhet përmes figurave të ndryshme si material letrar por edhe dëshmive e fakteve të ndryshme si ato historike, kulturore, sociale , politike etj. Kjo është edhe mënyra më e mirë se si duhet të shkruhet proza , pra një roman , një tregim etj. Letërsia, pra edhe çdo vepër letrare duhet të shënoj epokën e një popullit, në këtë rast të popullit tonë”! Binaku, poashtu tha se procesi i shkrimit letrar, veçanërisht ai i romanit, është një proces që zgjat për çdo autor. “Të paktën unë shtoj dhe heq shumë gjëra, filloj një kapitull që mendoj se është kapitulli i parë dhe nuk ka rëndësi se ky mund të dalë më pas kapitulli i shtatë apo i tetë apo ndonjë numër tjetër fare. Pastaj unë filloni të gdhendni një personazh dhe ai shpesh bëhet personazhi kryesor.”

Kurse folës i 2-të poeti Engjëll I. Berisha duke folur për temën “Botimi dhe promovimi i librit”, theksoi se “Edhe pse po jetojmë në epokën e dixhitalizimit, jetës virtuale apo elektronike, gjithçka për vlerën e një libri është e sigurt që do të jetë e njëjtë. Pra vlera e librit fizik atij të shkruar në letër nuk do t’i humbet kurr. Pra perspektiva e librit sot sipas meje do të jetë ajo që libri i shtypur do të mbetet ende i pazëvendësueshëm në jetën tonë”. Më pas, ai u ndal në fenomenin se si shkruhet një libër, duke filluar nga frymëzimi, shkrimi i librit, pastaj gjetja e një shtëpie botuese, më pas ai foli për rolin e redaktorit, recensentit, korrektorit, lektorit, dizajnerit, si bëhet rradhitja e faqosja e librit, procesi i katalogjizimit në Bibliotekën Kombëtare, pastaj shtypja ose botimi i librit e deri te akti i fundit promovimi i tij para lexuesve e publikut.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet të Pen Qendrës së Kosovës, në Gjakovë, ishin shumë nxënës, student e krijues të rinj të Gjakovës të cilët me pyetje dhe me shpjegimet e veta për letërsinë duke e pasuruan këtë debat letrar. Kurse përgjigjet e duhura dhe profesionale rreth temave të debatit por edhe në përgjithësi nga kultura e shkrimit dhe nga letërsia i morën nga ligjëruesit e temave si dhe nga profesorët dhe shkrimtarët e njohur të pranishëm, anëtarë të Pen Qendrës së Kosovës .

Kurse krejt në fund për të gjithë të pranishmit përfaqësuesit e Pen Qendrës së Kosovës shpërndan libra të shkruara nga anëtarët e kësaj organizate letrare e cila e ka selinë në Londër por që vepron në mbarë botën, sikurse edhe tek ne, në Kosovë.

Tags: GjakovëPromovim i libritShkrimtarët
Postimi i mëparshëm

Ramosaj: BQK po mundohet t’i luftoj dukuritë negative dhe të ndërtoj një sistem unik

Postimi tjetër

Shkodra: Institucionet kanë qenë në dijeni për OJQ-në serbe

Të ngjajshme Postime

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

14 June 2025
Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit
Libri

Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit

29 May 2025
Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!
Libri

Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!

28 May 2025
“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!
Libri

“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!

19 May 2025
Filxhani me buzë të kafshuara
Libri

Filxhani me buzë të kafshuara

17 May 2025
Kur shtrihej dora e pajtimit
Libri

Kur shtrihej dora e pajtimit

14 May 2025
Postimi tjetër
Shkodra: Institucionet kanë qenë në dijeni për OJQ-në serbe

Shkodra: Institucionet kanë qenë në dijeni për OJQ-në serbe

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu