• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Pozitë e opozitë bashkë: Çështjen e dinarit nuk “guxojmë” ta vëmë në dialog

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
30 January 2024
në KRYESORE
0 0
0
Pozitë e opozitë bashkë: Çështjen e dinarit nuk “guxojmë” ta vëmë në dialog
0
SHPERNDARJE
42
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 shkurt në Kosovë do të hyjë në fuqi rregullorja e miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ku ndalohet qarkullimi i dinarit serb. Por, kërkesë që të shtyhet zbatimi i kësaj rregullore kanë bërë vendet e QUINT-it, të cilat kërkojnë që për çështjen e dinarit të bisedohet edhe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kërkesat e ndërkombëtarëve dhe presioni i tyre po vlerësohet si jo me vend nga pozita dhe opozita në Kosovë, të cilët thonë se çështja e dinarit serb nuk duhet të jetë pjesë e dialogut.

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Ekonomi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se çështja e dinarit ka kohë që është e rregulluar se dhe nuk mund të përdoret në Kosovë.

“E para, kjo nuk është çështje e dialogut, mendoj që kjo çështje fillimisht është rregulluar në vitin 1999, dinari, nuk është më monedhë që përdoret në Kosovë. Që nga rregullorja e UNMIK-ut përpara edhe pastaj me Kushtetutën tonë, neni 11 kjo është e sqaruar dhe s’ka çështje dialogu këtu. Dhe kështu që jam absolutisht kundër. E 2-ta, sa i përket të vendimit të Bankës Qendrore, më 24 tetor ata e e kanë publikuar rregulloren dhe i kanë dhënë kohë të mjaftueshme, secili për mu përshtatë”, ka thënë ai.

Muja deklaroi se këtu janë 2 aspekte të rëndësishme, gjersa përmend edhe sovranitetin.

“E para është sovraniteti, domethënë edhe bota evropiane EURO po shkon në cep të Leposaviqit, është manifestim i sovranitetit. E 2-ta është e rëndësishme te sistemi bankar dhe i pagesave. Institucionet të cilat operojnë në Kosovë, duhet të licencohen nga Banka Qendrore dhe të gjitha vendet e QUINT-it e dinë që Banka Qendrore ka një autonomi të cilat ne si politikanë nuk ndërhyjmë dot”, theksoi ai.

Tutje, ai thotë se rregullorja do të ndihmojë edhe tek formalizmi i ekonomisë edhe integrimi i ekonomisë së vendit, ose luftimi i shpëlarjes së parave edhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur vendim të drejtë rregulloren e BQK-së, ku ndalon qarkullimin e dinarit.

“Sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore, mendoj që është vendim i drejtë, sepse ne e kemi shtetin, e kemi valutën euro dhe nuk ka kuptim që të kemi edhe një valutë zyrtare. Prandaj, me të drejtë ka marrë një vendim tillë”, tha Lekaj.

Me tej, Lekaj thotë se përkundër presionit që po bëjnë ndërkombëtarët, tema e dinarit nuk ka pse të diskutohet në Bruksel.

“Unë po e shoh që ka presion ndërkombëtar. Mirëpo, unë mendoj që gjërat duhet të diskutohen në tavolinë paraprakisht, të koordinohen me faktorin ndërkombëtar dhe të bëhet e qartë që nuk është marrë një vendim kundër komunitetit serb, por është marrë një vendim i drejtë ligjor që e kemi një valutë dhe ajo është valuta e euro”, potencoi ai.

Deputeti Lekaj thotë se Qeveria duhet të jetë e qëndrueshme në këtë temë.

“Sa i përket shteteve të QUINT-it dhe presionit ndërkombëtar, unë mendoj që Qeveria duhet të jetë e qëndrueshme dhe nuk guxojmë që çështjen e dinarit ta vëmë në dialog. Pra, në tavolinën e dialogut sepse atëherë nuk ka kuptim edhe ajo që a jemi shtet apo nuk jemi shtet. Prandaj, duhet që të koordinohen punët, t’u sqarohet edhe qytetarëve serb që kjo nuk është kundër tyre, por është në kuadër të funksionimit të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Se a mund të shkaktojë probleme në veri të vendit, zbatimi i kësaj rregullore, Lekaj thotë se Qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët dhe se ky vendim është marrë në kuadër të ligjit dhe se në një shtet nuk mund të jenë 2 valuta.

“Qeveria jonë, zoti Kurti kryeministri duhet të jetë i qëndrueshëm, apo mos të merr vendime atëherë nëse nuk mund t’i mbrojë, por tani nëse e ka marrë një vendim tillë, atëherë duhet të qëndrojë”, theksoi mes tjerash ai.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”, si sqarime shtesë pas aprovimit të Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme” ku ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe qarkullimi i dinarit serb.

Rregullorja më konkretisht dhe përveç tjerash, adreson çështjet në vijim: procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara; kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara; standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin kartëmonedhave dhe monedhave euro; standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në BQK.

Po ashtu, adreson kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme, rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës dhe procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti.

Tags: Armend MujaBQKPal Lekaj
Postimi i mëparshëm

Në Zveçan thasë të mbushur me rërë, Elshani: Kanë pasur plane të sulmojnë Policinë e Kosovës

Postimi tjetër

Alarmon Trump: Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore!

Të ngjajshme Postime

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
KRYESORE

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!
KRYESORE

Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!

17 December 2025
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë
KRYESORE

Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë

17 December 2025
Postimi tjetër
Alarmon Trump: Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore!

Alarmon Trump: Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore!

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu