Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka bastisur një objekt në Zveçan ku ka gjetur thasë të shumtë të mbushur me rërë
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se këto thasë janë përdorur si llogore në barrikadat te hyrja e kësaj komune, dhe tanimë janë tërhequr nga aty.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave. Sot, gjatë kontrollave qe ka bere policia ka konstatuar se në katin e 3 te kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë te mbushur me rërë qe kanë qene si istikame për te sulmuar Policinë dhe ne mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit te rrugës kryesore që të dërgon ne Zveçan” ka thënë Elshani.
Ai tutje tha se ky objekt është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terrorsite “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Sipas Elshanit, kjo është dëshmi që ata kanë pasur plane të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat, shkruan Reporteri.net.
“Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kane qenë te armatosur rëndë dhe kane pasur plane qe te sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin ti largonin barrikadat”, ka thënë Elashni.