Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, përmes një linje telefonike ka uruar Ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Kuvajtit, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz tha se ka uruar Ministrit Abdullah Ali Al-Yahya, emërimin në krye të diplomacisë së shtetit të Kuvajtit.

Tutje ajo tha se biseduan rreth forcimit të marrëdhënieve shumë të mira mes 2 shteteve dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët dhe situatës së përgjithshme në 2 vendet.

Postimi i plotë i saj:
Sot pata kënaqësinë që gjatë një bisede telefonike t’ia uroj Ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Shkëlqesisë së Tij Abdullah Ali Al-Yahya, emërimin në krye të diplomacisë së shtetit të Kuvajtit.
Biseduam rreth forcimit të marrëdhënieve shumë të mira mes 2 shteteve tona, bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët dhe situatës së përgjithshme në dy vendet tona. /InLajmi/