Raportimet e mediave me kohë të përshtatshme që vijnë nga Barcelona pohojnë se Mikel Arteta po mendon të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.
Trajneri i Gunners ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, por raportimi befasues sugjeron se ai mund ta prishë atë në fund të sezonit. Raportimet e çuditshme sugjerojnë se Arteta ka informuar rrethin e tij të ngushtë se po mendon të largohet nga Topçinjtë në fund të sezonit.
Por, burime pranë Arsenalit sugjerojnë se raportimet janë të rreme dhe tendencioze.
Sipas SPORT të cilët janë mediumi sportiv më i madh dhe më me ndikim në Barcelonë koha e raportimeve është krejtësisht e rastësishme dhe nuk ka të bëjë fare me trajnerin e Barcelonës, Xavi që po largohet nga roli i tij në fund të sezonit.
Arteta iu bashkua Arsenalit në vitin 2019, kur la postin e tij si asistent i Pep Guardiolës te Manchester City, shkruan Telegrafi.
Që atëherë, spanjolli ka fituar tre trofe gjatë periudhës së tij në veri të Londrës FA Cup dhe 2 Community Shields. Megjithatë, ata iu afruan edhe një titulli në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe nën drejtimin e Artetës, Topçinjtë janë rikthyer në Ligën e Kampionëve.