Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, Talat Xhaferit i uron mbarësi në detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut , përcjell InLajmi.
Hoti shprehet se është ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë botën.
Tutje shton se kryeministrit të parë shqiptar që do t’i përfaqësoj të gjithë njësoj dhe do të jetë shembull.
Postimi i plotë i tij:
Sot është ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë botën.
Talat Xhaferit i uroj mbarësi në detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, kryeministrit të parë shqiptar që do t’i përfaqësoj të gjithë njësoj dhe do të jetë shembull.
Urime dhe ju priftë e mbara z. Talat Xhaferi!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar!/InLajmi/