Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, njofton për vendimet e aprovuara në mbledhjen e 186-të të Qeverisë, përcjell InLajmi.
Kurti thekson se mes 16 vendimeve është aprovuar Programi Legjislativ për vitin 2024 dhe është miratuar nisma për 3 marrëveshje ndërkombëtare.
Kreu i vendit njofton se i propozuan Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandidatët për një anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Tuje shton se aprovuan koncept-dokumentin për Peshkatarinë dhe Akuakulturën
Postimi i plotë i tij:
Në mbledhjen e 186-të të Qeverisë, mes 16 vendimeve:
– Aprovuam Programin Legjislativ për vitin 2024.
– Miratuam nismat për 3 marrëveshje ndërkombëtare për:
- Ngritje të kapacitetit gjenerues të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtëritshme;
- Furnizim me vaksina të reja dhe zgjerim të shtrirjes së shërbimeve të imunizimit, si dhe për
- Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.
– Miratuam 2 projekt-rregullore për:
- Disiplinën e Nëpunësve Civil;
- Transferimin e Nëpunësve Civilë.
– Për nevojat operative të ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A. i dhamë në shfrytëzim ngastrën kadastrale nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve, pronare e të cilave është Qeveria.
– Në mbështetje të qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, me ndryshimin e ligjit përkatës, atyre do t’u njihen të drejtat pronësore në Republikën e Kosovës.
– Aprovuam pagesën për 375 specializantë me vetëfinancim, si dhe 21 specializantë me vetëfinancim nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, dhe Mali i Zi.
– Emëruam:
- Anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini i Bardhë Sh.A. Pejë, si dhe
- Kryesuesin e një anëtar të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Prishtina Sh.A..
– I propozuam Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandidatët për një anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.
– Aprovuam koncept-dokumentin për Peshkatarinë dhe Akuakulturën./InLajmi/