Qeveria e Kosovës e ka proceduar në kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i cili do tu mundësojë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të blejnë prona në Kosovë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projekt-ligj shqiptarët e Luginës do të përjashtohen nga kufizimet për shtetasit e huaj që të jenë titullar të të drejtave pronësore.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit”, tha ajo.
“Prandaj ajo ka thënë se kanë ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, shkruan RTK.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj,do të kalojë për votim në Kuvend, para se të hyjë në fuqi.