• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë

196 vjetori i lindjes së Elena Gjikës

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
22 January 2024
në Kulturë
0 0
0
196 vjetori i lindjes së Elena Gjikës
0
SHPERNDARJE
55
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Elena Gjika ka lindur më më 22 janar 1828 në Bukuresht, ndërsa u nda nga jeta më 17 nëntor 1888 në Firenca.

Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare.

Ajo ishte e bija e Mihal Gjikës (1794 – 1850), vëllait të Princit të Vllahisë Grigor Gjika IV dhe e Katarina Gjikës, lindur Faca (1809-1853). E ëma e saj, Katarina (Katinka), ishte një grua e shkolluar, e cila ka përkthyer në rumanisht librin “De l’éducation des enfants” (Edukimi i fëmijëve – 1839) shkruar nga mësuesja franceze Henriette Campan.

Elena Gjika mori një arsim të shkëlqyer, duke studiuar letërsinë së pari në Dresden, Gjermani, pastaj në Vjenë, Austri, Venedik, Itali dhe së fundi në Berlin ku diplomoi në fushën e letërsisë së vjetër greke te profesori gjerman Alexander von Humboldt.

Elena Gjika u kthye përsëri në vendin e saj në 1849 dhe u martua me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Për disa vjet ajo jetoi në Rusi, kryesisht në Shën Petërsburg, por nuk i ushqeu pikëpamjet nacionaliste të burrit të saj rus, as fanatizmin Ortodoks të Oborrit të perandorit despotik Nikolla. Kur shëndeti i saj u përkeqësua në klimën ruse, ajo mori këshillën pastaj në një udhëtim nëpër Greqi dhe Anadoll. Përfundimisht, ajo u kthye në Itali, duke jetuar në një vilë në Firence. Herë pas here Gjika udhëtonte për në Francë, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara.

Si publiciste dhe shkrimtare kryesisht në frëngjisht Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D’Istria. Gjika botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjet e gjuhëve rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, greqisht e vjetër dhe moderne dhe rusisht, por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj.

Vepra e saj e parë ishte La vie dans l’Eglise monastique Orientale – “Jeta monastike në Kishën Lindore” (Bruksel 1855; Bot. II-Paris 1858), ku ajo bëri thirrje për shfuqizimin e urdhrave të manastirit. Ajo u pasua nga La Suisse allemande – “Zvicra gjermane” Gjenevë 1856, 4 Vëllime, gjermanisht; Bot. II, Zürich 1860, 3 Vëllime), një përshkrim i Zvicrës dhe popullit të saj, me një pjesë që përshkruan një ngjitjen në malin Monk.

Në shkrimin Les femmes en Orient – “Gratë në Orient” (Zürich 1859, 2 Vëllime), ajo shkruante për emancipimin e grave në Levant (Mesdheu Lindor), në një tjetër, Des femmes, par une femme – “Rreth grave, nga një grua” (Bot. II, Bruksel 1869, 2 vëllime), ajo krahasonte gjendjen e grave në Evropën latine, me ato në Gjermani, dhe kërkonte me fjalë të forta trajtimin e barabartë të burrave dhe grave. Përpara kësaj, ajo botoi Ekskursions en Rouméllie et en Moree – “Ekskursione në Rumeli dhe More” (Zürich 1863, 2 Vëllime), ku ajo përpiqej të tregonte se Greqia e lashtë kishte të njëjtën detyrë civilizuese si Gjermania e kohës së saj.

Ajo gjithashtu botoi tregimin Au bord des lacs helvétiques – “Lundrim në liqenet zvicerane” (Gjenevë 1861), romanet Fylétia e Arbenoré prej Kanekate laoshima (Livorno 1867), Gli Albanesi in Rumenia, një histori e princëve Gjika, nga familja e saj, në shekujt e 17-të deri 19-të (Bot. II, Firenze 1873), dhe La poésie des Ottomans (Bot. II, Paris 1877), si dhe shkrime të shumta mbi historinë e letërsisë, poezisë, çështje politike, shoqërore dhe fetare, historike, arti etj. në revista të mirënjohura franceze (sidomos në Revue des Deux Mondes), belge Libre Recherche, italiane Diritto, Antologia nuova, Rivista europea etj. dhe revista zvicerane, greke, rumune dhe amerikane.

Elena Gjika ishte gjithashtu piktore. Ajo ishte anëtare e shumë shoqërive të studiuesve, të tilla si Akademia italiane, ajo u emërua edhe qytetare nderi nga parlamenti grek dhe shumë qytete italiane.

Ajo ishte gjithashtu një alpiniste. Ajo arriti të zbulojë universin femëror nëpërmjet udhëtimeve të saj të shumta dhe e “fotografoi” në të gjitha detajet nëpërmjet shkrimeve të saj të shumta që i botoi në revistat më prestigjioze të kohës.

Elena mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d’après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale, 1867), Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull: Dora d’Istrias-Shqiptarët (A Dora D’Istria – Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike. /InLajmi/

Tags: 22 janarElena GjikaShkrimtare
Postimi i mëparshëm

Ademi: Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer

Postimi tjetër

O’Brien: Asnjë vend nuk mund të bllokoj integrimin e vendit tjetër, do ketë pasoja

Të ngjajshme Postime

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale
Kulturë

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

23 December 2025
“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”
Festival

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”

17 December 2025
U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri
Muzikë

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

6 December 2025
Roli dhe fuqizimi i grave në ndërtimin e një shoqërie demokratike
Kulturë

Roli dhe fuqizimi i grave në ndërtimin e një shoqërie demokratike

4 December 2025
Postimi tjetër
O’Brien: Asnjë vend nuk mund të bllokoj integrimin e vendit tjetër, do ketë pasoja

O’Brien: Asnjë vend nuk mund të bllokoj integrimin e vendit tjetër, do ketë pasoja

Lajmet e fundit

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

24 December 2025
Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

24 December 2025
Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu