Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut, përcjell InLajmi.
Rama shprehu nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet.
Postimi i plotë i tij:
25 vite nga Masakra e Reçakut.
Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet. /InLajmi/