Një mjet pirotenik sonte është hedhur brenda rrethojave të Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të rajonit Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Ai ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur sonte rreth orës 21:30, sipas tij, nuk ka persona të lënduar dhe nuk ka dëme materiale