2 helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.
Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook shprehet ky është një lajm i shumëpritur që dëshmon se vendi ynë, bashkëpunim me aleatin strategjik, SHBA po investon në sigurinë e tij, shkruan Euronews.al.
“Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri. Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, shprehet Peleshi.