Lëndohet një këmbësore në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se në aksident është përfshirë një veturë dhe këmbësorja.
Si pasojë e lëndimeve trupore këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
Ndësa me rastin po merret njësiti i trafikut.
Njoftimi i plotë:
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /InLajmi/