Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë, përcjell InLajmi.
Murati tha se mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.
Tutje ministri tha se varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare.
Postimi i plotë i tij:
Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.
Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare. /InLajmi/