Glynn Simmons u dënua në vitin 1975 për një vrasje që nuk e kreu kurrë. Pas më shumë se 48 vitesh burg, një burrë i dënuar gabimisht për vrasje në shtetin amerikan të Oklahoma është shpallur i pafajshëm.
Sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve, 71-vjeçari Glynn Simmons është i burgosuri që kaloi kohën më të gjatë të pafajshëm pas hekurave në historinë e SHBA- së përpara se të shpallej i pafajshëm.
Simmons dhe një i dyshuar tjetër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e një punonjësi të dyqanit të pijeve Edmond gjatë një grabitjeje. Më pas, dënimet me vdekje u ndryshuan në burgim të përjetshëm.
Dënimi bazohej vetëm në dëshminë e një adoleshenti i cili pësoi një plagë me armë zjarri në kokë gjatë grabitjes, por mbijetoi.
Më vonë pati dyshime të konsiderueshme për besueshmërinë e kësaj deklarate. Të 2 burrat dëshmuan gjatë gjyqit se ata nuk ishin as në Oklahoma në kohën e krimit.
Roberts u lirua nga burgu në vitin 2008. Simmons tani duhet të ketë të drejtën e kompensimit, shkruan IndeksOnline.
“Ajo që është bërë nuk mund të zhbëhet, por mund të ketë përgjegjësi”, tha i liruari.