Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, është prit në takim nga Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi përcjell InLajmi.
Abdixhiku falënderon degën e tij që punuan pa ndërprerë për një vit të tërë.
Në mënyrë indirekt kreu i LDK-së e ka shpallur kandidaturën e Azemajt për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Postimi i plotë i tij:
Sonte, te Visar Azemi në takimin e fundvitit me strukturat udhëheqëse të degës sonë në Ferizaj; mes njerëzve tanë që punuan pa ndërprerë për një vit të tërë. Ju faleminderit!
Po e mbyllim një vit ndryshimi të brendshëm, për të nisur një të angazhimit tonë të madh në këtë qytet me përplot pozitivitet e energji të mbarë. Lidhja po vjen; e Visari ka çdo element njerëzor e profesional për të na prirë në Ferizaj. /InLajmi/