Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë në “Pressing” të T7 se atij i është imponuar të merret me Albin Kurti.
Arifi është kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjë që thotë ta ketë bërë “albinolog”.
“Unë jam albinolog i imponuar jo i zgjedhur, mua më është imponuar të merrem me Albinin. Unë kam qenë kritik qysh në vitin e parë kur jam bërë kryetar, kur i kam njoftuar qytetaret me Kosovën”, ka thënë ai.
Më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe shqiptarët do të garojnë në 2 lista.