Gjatë mbledhjes së zhvilluar nga Qeveria, Kryeministri Kurti ka komentuar rezultatin e testimit të PISA, raporton InLajmi.
Kurti u shpreh se ishte i shqetësuar nga rezultatet e ulëta që kishin dalë nga ky testim dhe se sipas tij, këtu ishin treguar defektet strukturore të sistemit arsimor të cilat kishin ndodhur prej një kohe të gjatë. Sipas tij zgjidhja e tyre nuk mund të jetë e menjëherëshme.
“Natyrisht që jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë, të cilat treguan për defektet strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe nuk do të mund të rregullohen shpejtë e as përnjëherë”. Tha ai
Më tutje, kryeministri u shpreh se problemet në arsim po shfaqen që në fëmijërinë e herëshme, teksa u bërid thirrje mësimdhënësve për të motivuar nxënësit të cilët bëjnë përpjekje për të mësuar.
“Testi PISA po tregon se në fëmijërinë e hershme diçka nuk po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte më të mira për mësimdhënës, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që t’i motivojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, u shpreh Kurti.
Kosova është renditur ndër vendet e fundit në rezultatet e testimit PISA teksa ka shënuar një rënie në performance me 11 pikë më pak në krahasim me testet e mbajtura në vitin 2018. /InLajmi/