Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve, përcjell InLajmi.
Begaj shprehet se kjo ditë shërben për të na rikujtuar rëndësinë e thesareve natyrore të shtetit. Më tutje ai apelon për ruajtjen e këtyre peisazheve të vendit.
Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003.
Postimi i tij i plotë:
Sot në Ditën e Maleve, nderojmë thesaret tona natyrore.

Bukuria e tyre e mahnitshme është thirrje e gjithkahershme për rëndësinë e ruajtjes së këtyre peizazheve të mrekullueshme. /InLajmi/