Kryeministri Albin Kurti është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë.
Kurti, në një postim në platformën X, shkruan se kishte kënaqësi të marrë pjesë në kongresin e partisë SPD, ku pati një takim me kancelarin e Gjermanisë, shkruan RTK
“Kënaqësi të marrë pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti.