Instituti Demokratik i Kosovës, KDI organizoi konferencën rajonale “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik”, ku u tha se nuk ka transparencë financiare të partive poltike, sikur edhe u diskutua rënia e besueshmërisë qytetare tek subjektet politike në Kosovë por edhe në rajon, raporton InLajmi
Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, pati kritika për Ligjin e Financimit të partive politike, ndërsa theksoi se mbetet ende i mangët edhe përkundër ndryshimit, meqë në ligj nuk janë përfshi propozimet nga organizatat e shoqërisë civile.
“Kuletat e partive politike, apo financat, ne jemi duke diskutuar për një kohët të gjatë pikëpyetja me e madhe nuk është financimi. Kosova ka avancuar në këtë proces, tani kemi edhe disa ndryshime ne legjislacioni. Gjatë këtij procesi të ndryshimit të legjislacionit, jodomesdoshmërisht ka përcjell të gjitha synimet tona, për të rritur llogaridhënien dhe transparencën. Ndër 3 çështje që kisha dashur t’i përmendi, është financimi i subjekteve politik jashtë parlamentit”, tha Kryeziu, duke theksuar subjektet e reja financohen nga subjekte të ndryshme e financat e tyre nuk janë transparente
Marta Onorato, drejtoreshë e Programit IRI në Kosovë, tha se qytetarët nuk kanë besim në subjekte politike si në Kosovë e po ashtu edhe rajon.
Ajo tha se nga një hulumtim del që në Kosovë 55 për % e qytetarëve kanë deklaruar se nuk iu besojnë partive politike.
“Ne besojmë që organizata e shoqërisë civile mund të luajnë një rol të rëndësishëm në masat mbrojte të integritet politik. Ne mbështesim punë e IKD dhe mirëpresim atë që arrihet. Besimin ne partitë politike fatkeqësisht në Kosovë dhe rajon është i ulët. Sipas një raporti të IRI-së, 55% e të anketuar kanë thënë që nuk i besojnë partive politike, dhe vetëm 5% kanë thënë që i besojnë. Nëse zbatohet ligji i ri ka potencialin për të rritur transparencën financiare të partive politike”, tha ajo.
Eugen Cakolli, menaxher i projektit në KDI, i cili foli rreth punimit lidhur me financimin politik në Kosovë, tha se edhe pse Ligji i ri mbi financimin e subjekteve publike është në fuqi që një vit, situata mbetet për gjegjësisht e njëjtë.
Ai tha se sa i përket raportimit dhe kontrollit financiar, partitë politike bëjnë raportime shabllon.