Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka pësuar një aksident rrugorë.
Pavarësisht dëmeve materiale, duket se vetë lojtari nuk është lënduar.
“Torinocronaca.it” ka publikuar fotografi nga aksidenti.
Vojvoda ka qenë në një veturë të tipit, Mercedes C-Class AMG me ngjyrë gri, e cila ka një vlerë gati 60 mijë euro, kur është përplasur me një Jeep Renegade.
Mbrojtësi luan te skuadra e Torinos në Serie A dhe këtë sezon ka zhvilluar 11 paraqitje, ku ka arritur të shënojë një gol dhe një asistim, shkruan lajmi.net.
Vojvoda pritet të jetë në dispozicion të Torinos edhe në sfidën e fundjavës përballë Atalantës së Berat Gjimshitit.